Një qytetar shqiptar i ardhur nga Gjermania ka bërë thirrje për bashkim qytetar gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që shqiptarët të bashkohen përtej bindjeve politike.

Ai u shpreh se protestat nuk duhet të shoqërohen me përplasje, por me kërkesa për të drejtat dhe një qeverisje më të mirë.

“Ne nuk jemi për të marrë armët kundër njëri-tjetrit. Por të bashkohet i gjithë populli në këtë protestë për të drejtat tona. I bëjmë thirrje të bashkohen të gjithë, të majtë dhe të djathtë”, deklaroi ai.

Duke theksuar se vetë ka bindje socialiste, qytetari tha se kundërshtimi i tij lidhet me mënyrën e qeverisjes aktuale.

“Edhe unë jam socialist, por nuk e duam këtë siç e ka bërë Rama. Duam një qeveri që ta marrë rinia. E majta dhe e djathta nuk duhet të jenë më”, u shpreh ai.

Deklarata e tij u bë gjatë protestës ku qytetarë të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar ndryshime në mënyrën e drejtimit të vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb