Një tjetër qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej, ka bërë thirrje për angazhim më të madh qytetar, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ai u bëri apel pensionistëve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se sipas tij një shtet nuk mund të funksionojë pa garantuar një minimum jetik për qytetarët.

“Duhet të ngrihen të gjithë, të caktohet minimumi jetik. I bëj thirrje edhe pensionistëve të ngrihen në protestë. Nuk ka shtet pa minimum jetik”, u shpreh ai.

Qytetari kërkoi një pjesëmarrje më të gjerë në tubime, duke thënë se qytetarët duhet të jenë të bashkuar për të kërkuar ndryshime.

“Duhet të vijnë të gjithë, të ngujohen atje në shesh”, deklaroi ai nga Sheshi Skënderbej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: