Nga një premtim i madh, Kristjan Asllani është kthyer në një shqetësim të madh për Inter. Mesfushori kuqezi u rikthye në Milano pas huazimit të tij të radhës, i fundit në Turqi, tek ekipi i Beshiktash, por në Milano është e qartë se nuk ka vend për të, me trajnerin Chivu që nuk preferoi as ta merrte me vetë në Gjermani, për fazën përgatitore, pasi Asllani ka qëndruar në “Appiano Gentile” duke u stërvitur në mënyrë të diferencuar, me shpresën për të gjetur sa më shpejt një sistemim të ri. Edhe këtë verë situata dhe planin i Inter nuk ndryshon.

Klubi zikaltër po përpiqet të gjejë një blerës për mesfushorin kuqezi, por për momentin, duke iu referuar edhe La Gazzetta dello Sport, nuk ka asnjë ofertë konkrete në drejtim të tij. Plani B është që të përfshijnë kartonin e Asllanit në negociata për të afruar ndonjë lojtar, si në rastin e Musa Diabi, por Al Ittihad kthehu përgjigje negative pasi nuk e sheh Asllanin si pjesë të planit të tyre për sezonin e ri.
Në këto kushte, Asllani dhe Inter mbeten në pritje, me klubin zikaltër që ka bërë zbritje edhe sa i përket kartonit të tij, tani i vlerësuar me 10-12 milionë euro.
