Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes në lagjen nr. 14 në Korçë, ku u vra rreth 20-vjeçari Johan Zuko.
Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën në rrugët e lagjes, ndërsa Zuko ka tentuar t’i shpëtojë duke u futur në një pallat.
Por ndjekësi ka arritur ta gjejë brenda godinës. Dyshohet se autori e ka kapur “mat” të riun dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Pamjet nga zona mund të jenë të rëndësishme për hetuesit, pasi pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të autorit dhe viktimës para momentit të krimit.
Pas vrasjes, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes.
