LEZHË –Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullushit në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në ferra dhe shkurre, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Situata paraqitet shqetësuese, pasi flakët po afrohen pranë banesave, duke rrezikuar zonat e banuara.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë operacionin për izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banesave pranë zonës së përfshirë nga flakët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: