Zbulohet fotoja e Kristjan Sterjos, autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sterjo vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Mësohet se pak minuta më parë, forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij.

Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes. Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar.

Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Mes tyre ka pasur një konflikt, i cili më pas ka përshkallëzuar në vrasjen e 20-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po sekuestrohen dhe analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe përgjatë rrugëve që dyshohet se ka ndjekur autori pas vrasjes. Operacioni për kapjen e Kristjan Sterjos vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: