Aktivisti Arben Kola ka folur në protestën e 71-të kundër qeverisë, duke vënë në fokus situatën e zjarreve dhe kushtet e punës së zjarrfikësve.
Kola kritikoi diferencat mes pagave të zyrtarëve dhe atyre të zjarrfikësve, ndërsa u ndal te zjarret e rënda të regjistruara gjatë viteve të fundit.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar”, u shpreh ai.
Sipas aktivistit, mungesa e rojtarëve të pyjeve dhe investimeve në parandalimin e zjarreve po rëndon situatën.
“60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 milionë euro në vit ne humbim 150 milionë euro”, deklaroi Kola, duke kërkuar më shumë fonde për mbrojtjen e pyjeve dhe pajisjet e zjarrfikësve.
Ai kritikoi gjithashtu shpenzimet për propagandë, duke argumentuar se këto fonde mund të përdoreshin për forcimin e shërbimeve të emergjencës.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar…Mungojnë rojtarët e pyjeve. 60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 mln euro në vit ne humbim 150 mln euro.
Sa para harxhohen për propagandë, sikur të shpenzoheshin për natyrën, pajisje për zjarrfikësit. Avioni të premtuar mbi 4 herë. 4.2 mln euro ia dha Kenye West. I ftojmë zjarrfikësit të bashkohen në shesh për përmirësim të kushteve të punës…Jeni të mirëpritur në shesh. Kjo qeveri i ka ditët e numëruara…Beteja vazhdon…”, tha ai.
