Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në rrjetet sociale, një vit pas sulmit ndaj “News24”, duke e cilësuar ngjarjen si një akt censure ndaj medias dhe fjalës së lirë.
Gjokutaj shprehet se një vit më parë “News24” u sulmua, u bllokua dhe u mbyll, ndërsa sot, sipas tij, televizioni është ndër mediat e para që transmeton drejtpërdrejt protestën.
“Sot një vit më parë censura autokratike sulmoi, bllokoi dhe mbylli TV News24, dritarja e parë mediatike e fjalës së lirë në Shqipëri!”, shkruan Gjokutaj.
Ai thekson se, një vit pas ngjarjes, “News24” vijon të jetë në terren dhe të transmetojë protestën që nga minutat e para.
“Sot pas një viti TV News24 është e para në transmetimin live të protestës që nga minuta e parë dhe në vazhdim!”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Gjokutaj e cilëson “News24” si simbol të fjalës së lirë.
“Rroftë Fjala e Lirë dhe TV News24 si simbol i saj!”, përfundon ai.
