Gjatë protestës së 72-të, aktivisti dhe ambientalisti Sazan Guri bëri thirrje për atë që e cilësoi si “rrethimi i tretë” i Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Në fjalën e tij, Guri tha se rezistenca duhet të vijojë përmes tre formave të rrethimit: demokratik, moral dhe fizik.

“Rrethimi i parë është ai demokratik. Ne dukemi sikur jemi 10 mijë, por jemi shumë më tepër. Rrethimi i dytë është ai moral. Ndërsa rrethimi i tretë duhet të jetë rrethimi fizik, të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të çojnë deri në fund veprat kriminale që kanë ndërmarrë ndaj këtij vendi”, deklaroi Guri.

Ai u bëri thirrje protestuesve të vijojnë rezistencën, duke akuzuar klasën politike se po bashkëpunon në dëm të interesave të vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb