Publikohen pamjet nga brenda lavanderisë në katin e pestë të pallatit në qendër të Sarandës, e cila u përfshi nga zjarri. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ambienti është dëmtuar rëndë nga zjarri.
Pajisjet, orenditë dhe pjesë të ndryshme të lavanderisë duket se janë shkrumbuar, ndërsa gjurmët e zjarrit janë të dukshme në të gjithë ambientin.
Zjarri u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, të cilat arritën të parandalojnë përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të pallatit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë dhe rrethanat e ngjarjes.
