Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga të rinjtë, aktivistët dhe qytetarët nga podiumi përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta e 74-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij ka kaluar në fazën e saj vijuese.

Pas mesazheve të forta të përcjella nga brezi i ri lidhur me krizën e emigrimit, mungesën e meritokracisë dhe politikat e ekzekutivit, turma e mbledhur ka lënë hapësirën përpara godinës qeveritare. Së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ku do të vijojnë lëvizjen drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Përgjatë itinerarit të marshimit, bulevardi dhe akset kryesore të Tiranës janë mbushur nga koret e fuqishme të protestuesve. Me thirrjet e përsëritura “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Poshtë diktatura!”, qytetarët po marshojnë pa ndërprerje, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb