Pamje të reja janë publikuar nga momenti i rrëzimit të një avioni luftarak F-16 gjatë një fluturimi stërvitor në Yalova të Turqisë janë publikuar. Piloti arriti të hidhej nga avioni në kohë duke përdorur sistemin e hedhjes. Aktualisht po merr trajtim mjekësore, ndërsa raportohet se nuk pësuar lëndime të rënda.

F -16 ishte ngritur nga Eskisehir dje për një fluturim stërvitor dhe u rrëzua pranë ambienteve të Komandës së 18-të të Bazës Ajrore Kryesore në Yalova rreth orës 15:00.

Pas rrëzimit, u nis një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa Zyra e Prokurorit të Yalovës lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb