Për vite me radhë Blerim Kruja, një operator nga Shkodra qëndroi në vijën e parë në çdo ngjarjeje duke sjellë pamje filmike, intervista, dhe dëshmi të shumta ekskluzive për News 24. Asnjëherë nuk e mendoi se një ditë mund të jetë vetë subjekt i një lajmi të trishtë. Mbrëmjen e 8 gushtit, banesa e tij në Shkodër u shkrumbua plotësisht nga flakët duke nxjerrë në qiell të hapur Blerimin, bashkëshorten me 4 fëmijët, dhe nënën e tij.

Banesa e familjes Kruja është shkrumbuar totalisht nga flakët, ndërsa vetë Blerimi nuk arriti që të shpëtonte asgjë, madje as disa kursime që kishte mbledhur për vite me radhë. Pas ngjarjes e cila tronditi të gjithë familjen Kruja, miqtë e tyre kanë hapur një “gofundme” duke ftuar të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë për rindërtimin e shtëpisë. I ndodhur në vështirësi si asnjëherë më parë, Blerimi u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë në këtë moment të vështirë për rindërtimin e banesës.

Paratë e dhuruara, dhe ndihmat e mbledhura deri tani janë të pamjaftueshme për rindërtimin e banesës të familjes Kruja, e cila shpreson që kjo të bëhet e mundur në mënyrë që 4 fëmijët të kenë një strehë pas kësaj fatkeqësie.
Ja ku mund të ndihmoni: Klikoni

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: