Gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, një nga protestuesit i është drejtuar turmës me një thirrje të fortë për bashkim, duke paralajmëruar një ultimatum drejtuar kryeministrit Edi Rama pas 75 ditësh rezistencë.

Protestuesi vlerësoi qëndresën e qytetarëve të pranishëm dhe iu bëri thirrje shqiptarëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen kauzës për të sjellë ndryshimin.

“Ju në këtë shesh jeni të lirë, trima që nuk sundoheni nga ky kryeministër. Nëse çdo shqiptar do të mblidhet me ultimatum nga Veriu në Jug, këtij kryeministri do t’ia shkurtojmë ditët dhe orët. Kemi 75 ditë rezistencë, por kam një thirrje: ultimatumi do t’i vijë kryeministrit pikërisht nga ky shesh”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb