Një e re nga diaspora, e ardhur nga Florida, është bërë pjesë e protestës së 76-të në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për mungesën e mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë në Shqipëri.
Ajo tha se, pavarësisht largimit nga vendi, shqiptarët e diasporës nuk e harrojnë atdheun dhe duhet të kontribuojnë që Shqipëria të jetë një vend më i mirë.
“Vij nga diaspora. Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë. Duhet të ndihmojmë që Shqipëria të jetë ashtu siç duhet të ishte”, u shpreh ajo.
E reja tregoi se kishte përfunduar studimet për arkitekturë, por nuk kishte gjetur mundësi punësimi në Shqipëri, çka e kishte shtyrë të largohej drejt SHBA-së.
“Jam larguar se nuk kishte mundësi që të kisha një të ardhme këtu. Kam mbaruar për arkitekturë dhe nuk gjeja dot punë. Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ‘Albanian Files’”, deklaroi ajo.
