Një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Itali ka shprehur kritika të forta ndaj politikës shqiptare dhe situatës në vend, teksa është bërë pjesë e protestës në Tiranë.

Në një prononcim për News24, ai deklaroi se gjatë 36 viteve të fundit Shqipëria, sipas tij, ka bërë hapa pas dhe akuzoi tre partitë kryesore që kanë qeverisur vendin për korrupsion.

“Kam në emigrim 35 vite. Kemi 36 vite që Shqipëria është më keq nga të gjitha anët. Sidomos kohët e fundit. Unë si person them se tre partitë që kanë sunduar në Shqipëri në 36 vjet, PD, LSI, PS, janë të trija të korruptuara, mafioze dhe komuniste”, u shpreh ai.

Emigranti tha se ka ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar protestuesve dhe diasporës shqiptare nga vende të ndryshme europiane dhe SHBA-së.

“Prandaj jam i lumtur që sot jam në Tiranë bashkë me diasporën nga Gjermania, Franca e SHBA dhe të mbështesim deri në ditën e fundit që Rama të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij mashtruese”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: