Një e moshuar e ardhur nga SHBA-ja është bërë pjesë e protestës në Tiranë, duke shprehur zhgënjimin për situatën në Shqipëri dhe mungesën e mundësive për të rinjtë.

Ajo tregoi se në Uashington zhvillohen protesta çdo të shtunë para ambasadës dhe tha se Shqipëria nuk duhet të jetë në gjendjen aktuale.

“Çdo të shtunë, Uashingtoni bën protestë çdo javë para ambasadës. Nuk duhet të jetë Shqipëria kështu. Nuk e meriton Shqipëria të jetë kështu”, u shpreh ajo.

E moshuara tregoi edhe historinë e djalit të saj, i cili kishte përfunduar shkollën në SHBA dhe ishte kthyer në Shqipëri me shpresën për të gjetur punë, por nuk kishte arritur të gjente mundësi punësimi.

“Djali im u shkollua atje, erdhi këtu për punë, por nuk gjeti. U kthye në SHBA dhe atje është shumë mirë. Pse duhet të ikja unë? Kam punuar 40 vite atje”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: