Një shqiptar që jeton në Gjermani, pjesëmarrës në protestën në Tiranë, i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë PS, ndërsa ironizoi duke shtuar se “Trendi i fundit në PS, përveç grave, dhe burrat shtatzënë për t’i shpëtuar burgut”.

Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve në Fier dhe në të gjithë vendin që t’i bashkohen protestave.
“Vij nga Gjermania. I bëj thirrje Fierit që të ngrihet në protestë. Çfarë prisni o popull, që të ngriheni të gjithë? Ky maskara është i lidhur me mafien. Vodhi popullin e Rinisë”, u shpreh ai.

Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestë.

“I bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen, ta mbushin këtë shesh. Sa më shumë, më mirë, sot ose kurdo. Rroftë protesta!”, tha shqiptari nga Gjermania.

Duke iu drejtuar SPAK-ut, ai ironizoi zhvillimet e fundit politike dhe deklaroi: “Kam thirrje për SPAK-un: trendi i fundit në PS, përveç grave shtatzëna, kanë nisur edhe burrat të bëjnë shtatzëna, për t’u liruar nga burgu”.

Në fund, ai mbylli mesazhin e tij me thirrjet: “Rrofshin protestuesit! Rroftë Shqipëria!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: