Mario, një shqiptar që jeton prej tre vitesh në Kanada, iu bashkua protestës në Tiranë, duke e cilësuar situatën në vend si një çështje kombëtare.

Ai bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, duke theksuar se vendi po përballet me largimin e të rinjve dhe mungesën e perspektivës.

“Kam ikur në Kanada para tre vitesh për një punë më të mirë. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin. Nuk është çështje e vogël, por kombëtare. Jetë a vdekje, jo për të majtën e të djathtën, të marrim në dorë fatin tonë. Të majtë e të djathtë e kanë shitur Shqipërinë. Është koha që shqiptarët të marrin fatin e vet, se po ju ikin fëmijët jashtë vendit.

Duhet të sakrifikojnë që ata që do të vijnë të kenë një të ardhme më të mirë. Këtu njerëzit janë të rrudhur, se janë rënduar, u janë marrë të drejtat. Ky vend kërkon drejtësi, shëndetësi dhe industri. Industrinë e shkatërruan, policinë e kapur, drejtësinë e kapur.

Bëhuni të gjithë bashkë, kërkoni të drejtat tuaja, ngrini zërin, mos kini frikë, në zyra apo në supermarkete. Poshtë të gjithë tradhtarët, poshtë Rama, poshtë Berisha!”, u shpreh Mario.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: