Një i ri ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama dhe duke kritikuar mënyrën e qeverisjes së tij.

Ai e krahasoi qeverinë e Ramës me një “grataçelë të prishur” dhe deklaroi se protestuesit do ta shembin atë, ndërsa akuzoi kryeministrin për lidhje politike dhe për mungesë karakteri.

“Zoti kryeministër në ikje, struktura që të mbështet i ngjan një grataçele të prishur. Ne do ta shembim. Ti e di mirë këtë. Ndaj bën ato që bën. Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit. Figura është çështje karakteri që ti nuk e ke.

Si mund të ikësh në plazh dhe të mos prishësh rutinën kur populli është kundër teje? Ku po të digjet Tirana dhe Kruja! Sa i përket karakterit, ka të rinj dhe të reja që u dridhet zemra sa herë që flitet për atdheun. Këta njerëz kanë për ta sjellë ty fundin!”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: