Dinamo Zagreb i ka bërë një nisje perfekte këtij sezoni me 2 fitore në 2 ndeshje, 6 pikë të plota, 6 gola të shënuar asnjë i pësuar. Në sfidën e fundit, atë kundër Rudes, Dinamo Zagreb triumfoi me “poker” golash. Protagonist në këtë takim ishte sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha. Në minutën e 63-të, Arbër Hoxha u shërbyer pastër në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë duke sigluar shifrat në 4 me 0.
Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon duke konfirmuar edhe një herë se është një nga pikat kryesore të këtij takimi.
Goli dhe forma e Arbër Hoxhës është një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin e ekipit përfaqësues, Ronaldo Maran.
