Protesta e 77 mbahet sot në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora i bashkohet sërish kësaj revolte.
“Ekonomia, korrupsioni, keqqeverisja, shitja e Atdheut. Varfëria janë shumë arsye që na kanë nxjerrë në shesh. Rama duhet të japë dorëheqjen e ka mbushur kupën. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe populli të ja heqë. Mandati i tij ka rënë”, tha një protestues.
“Janë 77 ditë të qëndresës së këtij populli që refuzon të të dorëzohet. Është ai popull që nuk ka zgjedhur të largohet por të luftojë për këtë vend” u shpreh një tjetër qytetar.
