Një numër i lartë pjesëmarrësish janë ditën e sotme në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.
Diaspora i është bashkuar sërish protestës së sotme. Me thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Qeveri e krimit” kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.
“Ekonomia, korrupsioni, keqqeverisja, shitja e Atdheut. Varfëria janë shumë arsye që na kanë nxjerrë në shesh. Rama duhet të japë dorëheqjen e ka mbushur kupën. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe populli të ja heqë. Mandati i tij ka rënë”, tha një protestues.
