Në shesh për 77 ditë. Qëndresë rezistencë. Revoltës kundër Edi Ramës i është bashkuar edhe Diaspora duke mbushur sheshin para Kryeministrisë.

Një protestues u shpreh se shqiptarët sot kanë vrarë frikën dhe se nuk do të ndalën deri në largimin e  Ramës.

“Sot është detyra jonë dhe nga ky shesh do të nisë kthimi i shpresës për të gjithë shqiptarët. Ne e kemi vrarë frikën dhe ata nuk na trembin më me asgjë, as me kërcënimet e pseudodeputetëve dhe langot e tyre por as më me oligarkë apo vëllezërit kadiaf e bakllava. Shqipërinë e re do e bëjmë pa kriminelë e trafikantë, por me mbarë shqiptarë me vlera e ideale”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb