Një tjetër natë plot ritëm, muzikë dhe shijen e Birra Korçës është mbyllur në qytetin juglindor. Festa e Birrës ka vijuar edhe në natën e katërt të edicionit të 20-të, duke mbledhur në Polin e Eventeve në Drenovë mijëra qytetarë dhe turistë. Mbrëmjen e së shtunës skenën e pushtuan këngëtarët Anxhela Peristeri, Vëllezërit Prifti dhe Alban Skënderaj, të cilët mbajtën të ndezur atmosferën. Mes muzikës dhe festës, Birra Korça mbeti protagonistja kryesore e këtij eventi, e cila shoqëroi mijëra vizitorë.
Birra Korça mbetet një nga arsyet që shumë vizitorë zgjedhin të vijnë në festë, duke u rikthyer çdo vit për të njëjtën arsye, të shijojnë birrën si pjesë të pandarë të kësaj atmosfere. Në hapësirat e festës, Birra Korça ishte e pranishme me produktet e saj, duke nisur nga Birra Korça Bionde dhe Birra Korça e Zezë, deri te Gold by Korça.
Pjesë e atmosferës ishte edhe Birra Tirana, e cila me praninë e saj solli një tjetër shije për vizitorët. Me stendat e saj të mbushura me vizitorë, Birra Tirana i dha larmi dhe gjallëri netëve të festivalit. Me muzikën që vazhdoi deri në orët e vona, mijëra gota me Birra Korça u ngritën në ajër, për t’i dhënë edhe kësaj nate shijen e festës, ritmin e muzikës dhe atmosferën që e bën Korçën të veçantë.
Turistët e huaj, të shumtë edhe në këtë edicion, nuk e fshehin preferencën për produktin vendas. Për turistët, Festa e Birrës nuk është vetëm një event muzikor. Është edhe një mënyrë për të shijuar Korçën, traditën e saj dhe një prej produkteve që lidhet më shumë me emrin e qytetit,birrën Korça themeluesen e kësaj feste.
