Zjarri në Tërbun të Pukës vijon prej disa ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyllin me pisha. Flakët favorizohen nga era e fortë, duke marrë shtrirje të gjerë.
Ndërhyrja me automjete zjarrfikës e vështirë, për shkak të terrenit, ndaj banorët bëjnë apel për ndërhyrje nga ajri me helikopter.
