Madonna zgjodhi ishullin grek të Korfuzit për të festuar ditëlindjen e saj të 68-të, në një atmosferë private, mes familjarëve dhe miqve të saj të ngushtë.

Mbretëresha e Popit ndau në Instagram disa momente nga festa, duke u dhënë fansave një vështrim nga festimet e saj në Greqi.

Ditëlindja përfshiu udhëtime me varkë, ushqim tradicional grek dhe muzikë live. Në fotografitë e publikuara, Madonna shfaqet duke kërcyer dhe festuar me miqtë, ndërsa në një prej momenteve ajo fik qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes, e dekoruar me një sy të madh.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen në albumin e fotografive ishin macet, të cilat shfaqen pranë tavolinës gjatë festës.

“Është ditëlindja ime! Ha, lutu, dashuro, pi, vallëzo, thyej pjatat, ushqe macet! Faleminderit Zotit!”, shkroi Madonna në mbishkrimin e postimit.

Këngëtarja amerikane po kalon kështu një tjetër ditëlindje në një prej destinacioneve më të njohura të Mesdheut, duke zgjedhur një festë larg zhurmës dhe në shoqërinë e njerëzve të saj më të afërt.

1111
1111

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb