Në protestën e 81 kundër kryeministrit Edi Rama shqiptarët janë shprehur të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e tij.

Teksa mbajti fjalën e tij nga protesta para Kryeministrisë, juristi renditi një sërë arsyesh përse i kanë nxjerrë njerëzit në shesh.

“Ne këtu jemi për shtet ligjor. Kjo qeveri ka shitur vetëm propagandë. Aeroporti i Vlorës u përdor për propagandë. Këta vazhdojnë me të njëjtën skemë, kur ligji pengon këta ndryshojnë ligjin. Dhe kur projekti nuk funksionon organizohet ceremonia. Kjo nuk është qeverisje për qytetarët, por vetëm në shërbim të interesave private. Shqipëria nuk është pronë që qeveria mund ta shesë dhe ta blejë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: