Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve te Kryeministria ku shpalosën sërish kërkesat e tyre, qytetarët mbajnë marshimin në kryeqytet, me thirrjet; “Ju erdhi fundit”; “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Poshtë qeveria”.
Kjo është dita e 82 e protestës. Qytetarët kanë treguar qëndrueshmëri, rezistencë ndërsa theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.
Ndërsa më 14, 15 dhe 16 protestës në Tiranë iu bashku edhe Diaspora me një pjesëmarrje masive.
