Pas angazhimit të dhjetëra forcave për të penguar zgjerimin e vatrave të zjarrit të aktivizuara paraditen e së premtes në masivin pyjor me dushqe në fshatin Bërshi të Klosit, është arritur të vihet nën kontroll.
Gjatë ditës së djeshme por edhe të ditës së sotme në terren janë angazhuar specialist të shërbimit pyjor, të atij zjarrfikës, administratës së bashkisë Klos dhe forcave të armatosura.
Vatra e zjarrit është arritur të vihet nën kontroll por ka herë pas here aktivizim të flakëve për shkak të trungjeve të thata dhe erës.
Në terren aktualisht ndodhet punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të shërbimit pyjor të bashkisë së Klosit të cilët ndërhyjnë për të mos lejuar situatën të dalë jashtë kontrollit.
Sipërfaqja e përshkuar nga flakët është e konsiderueshme, ndërsa dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
Megjithatë, policia e shtetit nuk ka ende asnjë person të ndaluar apo të dyshuar për këtë rast
