Protesta e 84-të vijon me marshimin e qytetarëve, ndërsa nga turma dëgjohen thirrjet “Nuk shitet Shqipëria”, “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria digjet, Rama krihet”, “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”.
Protestuesit vijojnë lëvizjen drejt Kryeministrisë, duke përsëritur mesazhet kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së përditshme, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 84-të.
Pjesëmarrësit mbajnë flamuj dhe pankarta, ndërsa thirrjet politike shoqërojnë marshimin drejt godinës qeveritare.
