Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 84-të të protestës kundër qeverisë.
Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ‘Rama ciao, ciao, ciao
Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 84 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme.
Marshimi vijon në drejtim të zonave qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vazhdojë.
