Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje.
Era ka fryrë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
