Stiven dhe Kristian Shpendi janë bërë protagonistë që në javën e parë të Serisë B duke shënuar menjëherë për skuadrat përkatëse.
I pari shënoi Stiven, i cili realizoi golin e fitores 1-0 ndaj Kremonezes. Një ditë më vonë në fushë ishte Kristian, i cili shënoi në barazimin 1-1 ndaj Sampdorias. Një gol të cilin ai e festoi pikërisht me binjakun e tij, duke e përqafuar pasi kishte ardhur që të shihte ndeshjen dhe gjendej në tribunë.Megjithatë, këta mund të jenë golat e fundit që shënojnë me skuadrat përkatëse, pasi emrat e të dy futbollistëve po qarkullojë gjerësisht në merkaton e Serisë B me shumë klube që janë të interesuar të investojnë për lojtarët shqiptarë.
Kristian Shpendi ka përfunduar në radarët e Palermos, i cili ka ambicie që të ngjitet në Serinë A në edicionin e ardhshëm. Edhe Sampdoria kërkon lojtarin i cili aktualisht është pjesë e Çezenës.
Por Sampdoria sheh me interes edhe situatën e Stivenit, i cili kërkohet edhe nga Padova. Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet me të dy sulmuesit, të cilët janë në pritje për të mësuar se ku do të vazhdojë karrierën e tij pas përfundimit të merkatos së verës.
