Nga 26 gushti deri më 8 shtator është periudha e regjistrimeve për maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin “Luarasi”.
Një nga risitë e ofruara për studentët është programi i diplomës së dyfishtë mes
Në një intervistë për News24, Eden Osja, student në master tw programit ku Luarasi bahskwpunon me London School od Economics, i cili ka përfunduar me sukses provimet, rrëfeu eksperiencën e tij dhe arsyet që e shtynë të zgjidhte këtë rrugëtim akademik.
“Isha në pikëpyetje për shkollimin tim, por pasi pashë njoftimin për pilotimin e një diplome të dyfishtë Luarasi dhe LSE, mendova se kjo ishte zgjedhja e duhur. Isha pak skeptik gjatë vitit, sidomos për provimet që zhvillova në maj, por nga rezultatet besoj se e kaluam me sukses”, u shpreh Osja.
Sipas tij, programi përbën një risi, pasi bëhet fjalë për një nga bashkëpunimet e para të këtij lloji mes dy institucioneve akademike.
“Për herë të parë kemi një diplomë të dyfishtë mes Luarasit dhe LSE. Është diçka e re, por me ndihmën emocionale dhe akademike të pedagogëve tanë gjithçka ishte më e lehtë. Kurrikula e LSE-së ishte e përshtatur për studentët”, tha studenti.
Duke iu drejtuar maturantëve që ndodhen përballë zgjedhjes së universitetit dhe programit të studimit, Osja rekomandoi programet që ofrojnë një kombinim të fortë mes teorisë dhe praktikës.
“Çdo maturanti që është në dilemë, i sugjeroj të hyjë në programet e Luarasit, sepse përveçse ke një integrim shumë të mirë të praktikës me teorinë, ke edhe një diplomë që njihet ndërkombëtarisht”, u shpreh ai.
Me nisjen e periudhës së regjistrimeve më 26 gusht, maturantët kanë në dispozicion një tjetër mundësi për të zgjedhur një program studimi që synon t’i lidhë përgatitjet akademike me tregun ndërkombëtar të arsimit dhe punës.
