Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, të cilët janë nisur nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, duke shoqëruar lëvizjen me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe opozitës.

Në pankartat e protestuesve shfaqen mesazhe të ndryshme politike, mes tyre:
-“Zgjedhjet e Sorosit nuk na përfaqësojnë”
-“Shqipëri e re”
-“Edi Rama dorëhiqu”
-“Rama në burg, Belinda në burg”
-“Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje të forta nga protestuesit, thirrje që përsëriten tashmë prej 86 ditësh.

-“Shqipëria kërkon revolucion!”
-“Opozitë e shitur!”
-“Arrestoni Ramën!”

Ndërkohë është shpalosur edhe një pankartë masive ku shkruhet “Rama n’burg, Belinda n’burg”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb