Eksperti i IT-së Gent Progni ka deklaruar se zëri i protestuesve shqiptarë duhet të dëgjohet edhe në Bruksel dhe në Parlamentin Europian, duke përsëritur kërkesat për shfuqizimin e ligjeve që dëmtojnë interesin kombëtar dhe për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që sipas protestuesve është e pa negocieshme.

Progni iu drejtua edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke i bërë thirrje të tregohen të kujdesshëm me marrëveshjet që lidhin me qeverinë shqiptare. Sipas tij, çdo marrëveshje që cenon interesin kombëtar apo pasurinë publike duhet të rishikohet. Në përfundim, ai theksoi se shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën europiane, por kërkojnë që standardet europiane të zbatohen edhe brenda vendit.

“Sot zëri ynë duhet të dëgjohet edhe në Bruksel e PE. Prej 86 ditësh shqiptarët protestojnë me një synim të qartë: Shqipëria nuk është në shitje. Kërkojmë shfuqizim i ligjeve që dëmtojnë interesin kombëtar Kemi një kusht të panegociueshëm: Dorëheqjen! Nëse ke marrë vendime të gabuara që i kanë kushtuar kombit duhet të mbash përgjegjësi politike. Partnerëve ndërkombëtarë u bëj thirrje të kenë kujdes me marrëveshjet që lidhin me Ramën. Ka një krizë besimi dhe legjitimiteti politik. Një Shqipëri e lirë do të rishikojë çdo marrëveshje që cënon interesin kombëtar, pasurinë publike. Nuk jemi kundër partnerëve, përkundrazi kërkojmë të na qendrojnë në krah ne si popull jo një qeverie të përkohshme,. Ne e kemi zgjedhur Europën por e duan Europën këtu në Shqipëri, në ligj e drejtësi. Kërkesat tona janë të qarta shfuqizim i ligjeve që dëmtojnë interesin kombëtar, përgjegjësi për vendimet e marra dhe dorëheqje, sepse Shqipëria nuk shitet e nuk falet, Shqipëria është e shqiptarëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb