Partizani barazoi 1 me 1 ndaj Teutës në javën e parë të Abissnet Superiore. Të kuqtë duhet të luanin për rreth 50 minuta me një lojtar më pak, pasi Rouen Hjumen u ndëshkua me karton të kuq.
Rrok Toma ndërkohë përfundoi në tribunë në ndeshjen e parë të kampionatit. Pas aktivizimit me Vllazninë në Europë, gjatë këtij edicioni i lejohet aktivizimi edhe vetëm me një tjetër ekip.
Aktualisht nuk ka një ofertë te Partizani për Tomën. Kështu ishte zgjedhja teknike e Florin Bratus për të mos e pasur në dispozcion.
Sa i përket David Fadairos, marrëveshja me Dinamon qëndron vetëm për Europën. Kjo është arsyeja përse nuk mund të luante me Dinamon ndaj Vorës në kampionat.
