Dëgjesa e radhës e Këshillit Bashkiak Klos në kuadër të marrjes së mendimit të banorëve në lidhje me reformën administrative-territoriale është ndalur në Njësinë Administrative Gurrë.

Banorët ishin të ndarë në lidhje me bashkimin e Bashkisë Klos me atë të Matit.

Disa nga banorët që morën fjalën duke shprehur pakënaqësi ndaj shërbimit të bashkisë Klos ishin të mendimit se reforma duhet të bëhet dhe Klosi t’i bashkohet Matit.

Por shumë banorë të tjerë e kundërshtuan shkrirjen e Bashkisë Klos me argumentin se shërbimet vetëm sa largohen më shumë, ndërsa përmendën investimet e bëra së fundmi me asfaltimin e rrugëve.

Dëgjesa e radhës e këshillit bashkiak Klos para se të marrë një vendim do të ndalet në Njësinë Administrative Suç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb