Juventusi vijon punën për të përforcuar sulmin, me Luciano Spallettin që kërkon një futbollist fizik, të fortë në lojën ajrore dhe me prezencë në zonë. Kritikat ndaj Kolo Muanit pas ndeshjes së pare ndaj Frosinones, ku sulmuesi francez u tregua jo i saktë në më shumë se 1 moment në portën kundërshtare, ka shtyrë sipas mediave italiane drejtuesit e “Zonjës” të ndërhyjnë në këto ditë të fundit të merkatos për të afruar një tjetër sulmues.

Objektivi kryesor mbetet Alexander Sørloth, sulmuesi norvegjez i Atlético Madridit. Fillimisht, Juventusi shpresonte të përfshinte Nico Gonzalez në një marrëveshje, por argjentinasi pëlqehet nga Spalletti dhe largimi i tij për momentin është bllokuar.

Në këtë situatë, në skenë ka hyrë Jonathan David. Atlético Madrid është i interesuar për kanadezin, ndërsa Juventusi është i gatshëm ta largojë, edhe në formë huazimi. Pengesa kryesore mbetet paga prej rreth 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Për Davidin interesohen edhe Fiorentina dhe Paris FC, ndërsa në hyrje, përveç Sørloth, Juventusi po vlerëson edhe Joshua Zirkzee të Manchester United.

Ndërkohë, sa i takon pjesës tjetër të repartit ofensiv te bardhezinjtë, Milik mund të largohet me zgjidhjen e kontratës, ndërsa Ekhator mund të huazohet te Parma.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb