Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në zonën e “Urës së Vashës”, në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari, banues në fshatin Bastar Murrize të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij dhe e kishte ndaluar atë pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash.

Dyshohet se i riu po përballej me probleme të rënda emocionale. Pak para ngjarjes, ai raportohet se i kishte dërguar një mesazh familjes, ku i kishte lënë bashkëshortes amanetin për vajzën e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb