Egnatia u njoh sot me shortin në Ligën e Konferencës. Përballë do të ketë Bragën, Midtjilland, Universita Kraiovan, Arhus, Kauno Zalgiris dhe Linkoln Red Imps. Gjashtë raunde, për të cilat ekipi i Nevil Dedes mund të fillojë të bëjë llogaritë. Shifra e 7 pikëve duket se do të jetë e nevojshme si busull për periudhën në vazhdim.
Kampionët i kanë të gjitha mundësitë për të kaluar fazën e kampionatit. Kjo pasi nga 36 skuadra, vetëm 12 eliminohen direkt. 8 ekipe do të avancojnë më tej, ndërsa 16 të tjera do të luajnë në “play off”.
Ky është edicioni i tretë që aplikohet si format në Ligën e Konferencës. Dhe me llogari të thjeshta, Egnatia mund të avancojë më tej.
Në sezonin e parë vërehet se vendi i 24-të kishte 7 pikë dhe me golavarazh -3 kaloi më tej. Në edicionin e kaluar ndërkohë u nevojitën 7 pikë, ndërsa golavarazhi ishte -2 që vendi i 24-të të luante në “play off”.
