Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në Njësinë Administrative Komsi, në Bashkinë Mat.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor dhe të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Terreni i vështirë po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur punën për kapjen e identifikimin e autorit ose autorëve per zjarrevenje te qellimshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb