Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.

Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb