Një anije pasagjerësh me 279 persona në bord është përmbysur rreth tre milje larg Kyrenias, pak pasi ishte nisur nga porti i qytetit në Qipron e Veriut.

Bëhet fjalë për katamaranin “Express”, në pronësi të kompanisë Filo Jet. Sipas raportimeve fillestare, në bord ndodheshin 279 persona, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion për shpëtimin e pasagjerëve.

Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e tyre apo për shkallën e dëmtimeve. Ambulancat janë vendosur në gatishmëri për të pritur personat e shpëtuar.


Të dhënat paraprake ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi gjendjen teknike të anijes. Sipas raportimeve, mjeti ishte i vjetër dhe struktura prej fibrash qelqi ka pësuar dëmtime të rënda, duke bërë që katamarani të ndahej në dy pjesë. Shkaqet e incidentit dhe gjendja e plotë e pasagjerëve pritet të përcaktohen pas hetimeve të autoriteteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: