Futbolli shqiptar vijon të prodhojë momente të rralla. Së fundmi, në Durrës, në ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamos kanë ikur dritat për herë të dytë gjatë këtij takimi.
Një situatë jo shumë e zakontë kjo, që ka bërë që tifozët në tribuna të ndiznin blicat e telefonave, duke krijuar kështu një atmosferë unike.
Pavarësisht zhvillimit, futbolli shqiptar vazhdon të ketë probleme, si i sotmi, ku në nisje të takimit të elitës pati probleme me sistemin e ndriçimit.
Fillimisht, në “Niko Dovana” nisi sërish ndeshja pas ndërprerjes, por pa disa minutash, stadiumi mbeti sërish në errësirë.
