Mario Mitaj ende nuk ka gjetur hapësirë në Serie A me Genoan. Mbrojtësi shqiptar nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e para të kampionatit, duke e nisur sezonin nga stoli.
Genoa i ka zhvilluar tashmë dy takimet e para, ndaj Napolit dhe Lazios, por trajneri nuk i ka dhënë ende minuta Mitajt në kampionat. Ai ka luajtur vetëm në Kupën e Italisë, ku u aktivizua në fitoren 4-1 ndaj Ascolit dhe kontribuoi edhe me një asist.
Mitaj mbetet në pritje të debutimit në elitën e futbollit italian, teksa në javët e ardhshme pritet të ketë mundësinë për të fituar më shumë hapësirë në formacionin e Genoas.
