Me lot në sy motra e Sokol Dedës, i cili humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike fajëson shtetin shqiptar për mungesën e një ambulance në qendrën shëndetësore të Vau Dejësit dhe për faktin se shteti nuk u përgjigj kur u kërkua ndihma e helikopterit.
Familjet e dy viktimave që humbën jetën në Karmë të Vau Dejës rrugës për Koman dhe një grup qytetarësh protestuan përpara qendrës shëndetësore të këtij qyteti
Sokol Preka, David Deda ndërruan jetë, njëri në vendngjarje dhe tjetri disa minuta më vonë pasi ndihma mjekësore mungoi në kohën e duhur.
Për shkak të kësaj tragjedie banorët protestuan duke kërkuar që në Vau Dejës të ketë një spital të mirëfilltë për shkak se jetojnë afro 50 mijë banorë.
Mungesa e mjekëve pas orës 16:00 është një shqetësim i madh për banorët e Vau Dejësit.
