U mendua gjithçka e kryes sa i takonte transferimit të Kristjan Shpendit nga Çesena drejt Kremonesen, por krejt papritur ky transferim ka dështuar, sipas mediave italiane.
Fillimisht në media ishte përcaktuar kuota 4 milionë euro që Cremonese do i paguante Cesenës, ndërsa sulmuesi i Kombëtares do firmoste me ekipin e ri deri në vitit 2030.
Ende nuk jepen detaje pse nuk u mbyll marrëveshja, ku mungonte vetëm zyrtarizimi. Kësisojë, Cristian Shpendi do vijoi te Cesena në Serie B. Të paktën për momentin, në pritje të përfundimit zyrtarisht të sesionit të merkatos verore.
