Niveli i ujit në liqenin e Ulzës ka arritur në pikën minimale apo siç quhet “pika e vdekjes”. Kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzimit në maksimum të ujit për prodhim të energjisë elektrike nga kompania KURUM, por edhe nga rënia e prurjeve të lumit Mat.

Ulja drastike e nivelit të ujit ka shkaktuar pasoja edhe në ekonominë nën ujore për shkak të nxehjes së ujit ku një kategori peshqish nuk e durojnë. Jashtë kamerës peshkatarët e zonës thanë se kjo situatë përsëritet çdo vit që kur HEC-et Ulëz e Shkopet u privatizuan nga turqit. Ata deklarojnë se para viteve 90-të niveli i ujit qëndronte në maksimum edhe gjatë muajve të verës me qëllimin për të ruajtur ekonominë e peshkimit.

Niveli i ujit në basen ka arritur deri në fshatin Bushkash, teksa shfrytëzimi vijon. Dëmi që po shkaktohet nuk është vetëm tek peshkimi por edhe tek turizmi, pasi ky liqen është përdorur historikisht jo vetëm nga banorët por edhe turistët për të bërë plazh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: